Hap kasafortën dhe i dorëzon pasurinë tre personave, surprizë e pakëndshme në shtëpinë e Smalling

Kur Roma po festonte kualifikimin pasi shkoi në gjysmëfinalen e Europa League pas përballjes me Ajaksin, një surprizë e pakëndshme erdhi për Chris Smalling. Tre grabitës kanë hyrë në shtëpinë e mbrojtësit dhe e detyruan që të hap kasafortë për t’i marrë disa ora rolex dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e sotme dhe policia është thirrur në orën 5 të mëngjesit, duke mbërritur menjëherë në vendngjarje. Smalling ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, por gjendja e mbrojtësit të Romës është nën kontroll tanimë. Ky futbollist nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen kundër Ajaksit për shkak të një problemi muskulor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online