Arbitri francez që u çudit nga tifozët shqiptarë! Skena të çmendura vijnë nga Ligue 1, Neymar luan ndaj Marsellie në gjendje luf.te

Clement Turpin nuk e mendoi dy herë për të ndalur lojën në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë pasi u hodh objekti i parë në fushën e lojës. Kaq mjaftoi që tifozët shqiptarë të cilësoheshin si të pakulturuar dhe duke i vendosur epitete të pafundme dhe duke e tejkaluar normën.

Por si është e vërteta? Në këtë rast duhet të themi se ajo se çfarë ka ndodhur në futbollin shqiptar dhe Kombëtaren në këto kohë të fundit, është qytetërim i padiskutueshëm. Sidomos nëse e krahasojmë me sjelljen e tifozëve kudo në Europë, e cila nëse do të ndodhte në Shqipëri, do të diskutohej për muaj të tërë.

Le të kalojmë pak në Ligue 1 në derbin Marsellie-PSG. Tifozët e Marsellie ishin të papërmbajtshëm dhe kanë vërshëllyer në çdo moment lojtarët kundërshtar, duke mos i kursyer sendet dhe objektet në drejtim të fushës. Ndërkohë në një moment kur Neymar duhej të godiste kornen dhe gjendej afër tifozëve të Marsellie, një numër i madh i policëve dhe stjuardëve kanë qëndruar duke e mbrojtur yllin brazilian që asnjë objekt të mos e godiste.

Pra futbolli po vazhdonte që të luhej, megjithëse kushtet ishin absurde dhe dukej gati si një gjendje lu.fte. E njëjta sjellje e tifozëve ishte edhe në momentin që Lionel Mesi afrohej me ta. Duket vërtet e çuditshme sesi ndeshja vijon në këto kushte në Ligue 1, por arbitri francez, Clement Turpin, që duket të jetë mësuar me situata të tilla, sheh të papranueshme dhe diskuton mbylljen e ndeshjes për një shishe uji të hedhur nga ana e tifozëve shqiptarë pas një provokimi. Asgjë për të justifikuar për sjelljen e pahijshme, por shumë për të kuptuar se nuk jemi ne delja e zezë e Europës, ashtu siç na etikojnë dhe si shpeshherë kërkojmë ta quajmë veten me moral të pakuptimtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online