Tirana është favorite në derbi nga renditja? Starova e mendon ndryshe: Nuk ka rëndësi, ajo që peshon është tradita

Tirana do të luajë derbin ndaj Partizanit në ditën e nesërme. Kush do ta fitojë këtë ndeshje? Mbetet që të shihet, por bardheblutë janë në formë dhe të kuqtë gjenden në momentin kaotik në renditje, teksa nuk e kanë gjetur ende fitoren e parë në këto pesë javë. Starova është i ftuar në Skaner që transmetohet në MCN TV, atje ku shprehet se në derbi është tradita që ka më tepër peshë.

“Ajo që vlen është tradita dhe gjendja shëndetësore e lojtarëve. Nuk e shoh në avantazh Tiranën në bazë të renditjes aktuale, por Partizani mund të vuajë për shkakun e dëmtimeve. Nuk ka rëndësi fare rezultati dhe renditja. Ju e keni parë vetë dhe më para. Partizani ka qenë në nivel më të dobët se Tirana dhe ka fituar, por edhe e anasjellta. I mungon Kaçe është është shumë i rëndësishëm, megjithëse nuk ka ardhur ende në formën më të mirë. Gjithashtu mungon edhe Tedi Cara. Mua nuk më duket çudi nëse Daja ndërron skemën”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online