Renato Arapi u rikthye në Superiore këtë merkato, duke firmosur për Teutën. Mbrojtësi, luajti për 90 minuta në sfidën e sotme dhe pas ndeshjes ai foli në emisionin “Gol pas goli” në Supersport.
RIKTHIMI – “Kisha një muaj e gjysmë që nuk luaja. As në miqësore nuk kam luajtur. Si ndeshje e parë ishte mirë”.
BARAZIMI – E nismë mirë, shënuam shpejt, por pësuam shpejt edhe ne. Na vuri në vështirësi Tirana. Ishte një moment ku nuk u përqendrua. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ndërsa në të dytën ishim më mirë ne dhe kishim dy raste me Prognin. Barazimi është rezultat pozitiv”.
SKUADRA – “Kemi mundësi dhe aftësi për të bërë më tepër, por terreni ishte i rëndë. Është e vështirë për një ekip që të mbyllet pas. Ekipi do të përmirësohet, pasi ekipi ka cilësi brenda”.
SKËNDERBEU – “Skënderbeu ka pasur shumë kualitet dhe bënin diferencën. Niveli ka rënë disi, por kjo e ka bërë më të bukur kampionatin, pasi është bërë më i luftuar”.
MBROJTJA – “Ka kohë që nuk kam luajtur me tre në mbrojtje. Nuk e pata të vështirë që të përshtatesha. Ishte ndeshja e parë që e nisëm me tre dhe shkoi mirë deri diku. Kemi vend për përmirësim nëse do të luajmë me këtë skemë.