Apolonia ka qëndruar në heshtje për shumë javë, por duket se ka filluar të lëvizë për sezonin ri. Trajneri Elidon Demiri nuk do të jetë më në drejtim, duke u larguar sërish, pas një viti në drejtim, ndërsa vendin e tij e merr Ndriçim Kashami.
Lajmin e ka zyrtarizuar vtëm klubi fierak me një komunikatë për mediat, ndërsa nuk dihet nëse Demiri do të mbetet pjesë e klubit.
47-vjeçari Kashami, nga Durrësi, së fundi ka drejtuar për pak kohë edhe Besën, ndërsa tani ndërmerr një aventurë të re, një test tepër i vështirë për të, sepse Apolonia është një klub me emër, por që lundron në ujra të turbullta prej vitesh dhe nuk ka shans të luftojë për kthim në Superiore as këtë sezon që po afron.