Apelimi në CAS, Skënderbeu qartëson situatën

Skënderbeu i ka sytë nga CAS dhe klubi korçar për herë të parë ka dalë publikisht dhe ka njoftuar se vendimi do të merret me datë 21 qershor. Ky informacion ka qarkulluar në media prej kohësh, ndërkohë që vetë klubi korçar tashmë e ka konfirmuar gjithçka.

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar, vizive dhe online është i pavërtetë.

Në korrespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim…

Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin. Me respekt, KF Skënderbeu”, shkruhen në njoftimin e fundit të klubit korçar. Duke qenë se CAS ende nuk ka dalë me një vendim, UEFA nuk e ka përfshirë Skënderbeun në shortin për kupat e Europës dhe do të jetë Laçi klubi që do e zëvendësojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *