Ankth te Juventusi, “shtylla” e mbrojtjes humbet sfidën me Atletikon

Lacio zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Juventusit dhe autogoli i Emre Çan në pjesën e dytë u duk sikur vulosi humbjen e parë në kampionat për ekipin e Alegrit. Megjithatë, bardhezinjve u mjaftuan 14 minuta për të shmangur disfatën dhe siguruar fitoren e radhës me golat e Kanselos dhe Ronaldos (nga pika e penalltisë).

Diferenca me Napolin ndjekës ka shkuar në 11 pikë, por Leonardo Bonuçi ka shqetësuar kampin juventin. Mbrojtësi pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë në minutat e para të ndeshjes, por vendosi të sakrifikojë.

Dhimbjet e mëdha e detyruan 31-vjeçarin t’i linte vendin Kielinit katër minuta përpara fundit të pjesës së parë. Fytyra e Bonuçit tregoi qartë që bëhej fjalë për një dëmtim serioz dhe pas ndeshjes ai është parë me paterica.

Kontrollet e para flasin për një ndrydhje të kaviljes së djathtë, që do e mbajë lojtarin një muaj larg fushave të blerta. Dhimbje koke për trajnerin Alegri, pasi lojtari do të humbasë ndeshjen e parë kundër Atletiko Madrid në Spanjë (20 shkurt), ndërsa do të jetë gati për sfidën e kthimit në Torino (12 mars).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online