Anjeli prezanton ndryshimet te Juventus: I zëvendësojmë brenda familjes

Xhani Anjeli ka folur në asamblenë e aksionerëve të klubit, ku zbulon Juventusin e ri. Falënderime për Xhusepe Marotën dhe Aldo Manzian, ndërsa zëvendësuesit e tyre janë në klub, janë rritur nga dyshja që po largohet dhe janë profesionistë gati për të dërguar klubin bardhezi në nivele akoma më të larta.

DËNIMI – “Një emision televiziv ka raportuar fakte të krijuara në çdo vend. Juventus është dënuar nga drejtësia sportive për dy arsye kryesore. E para për faktin që ka shitur më shumë bileta seç parashikonte ligji Pisanu dhe e dyta, kreu ynë i sigurisë, Alesandro D’Angelo, ka favorizuar hyrjen e materialit të paautorizuar në ndeshjen derbi. Juventus respekton procedurat e përcaktuara dhe nuk mund të lejojë që shoqëria të lidhet me spekulime dhe D’Angelo nuk ka favorizuar futjen e pankartës ”faqezi”, siç përcakton prova e Gjykatës Federale të Apelit dhe autorët e kësaj pankarte u sollën para drejtësisë dhe rrëfyen ngjarjen e ndodhur. Çdo pohim tjetër është i rremë dhe është koha të shprehen për këto gjëra, duke marrë parasysh faktet, gjykimet dhe dënimet.”

FALENDERIMET – “Kemi vendosur të rinovojmë lidershipin e Juventusit për sfidat e ardhshme. Siç e kam thënë, modeli organizativ nuk do të ndryshojë dhe do të bazohet në tre shtylla: shërbimet, të ardhurat dhe sportet. Përpara se të flas për objektivat duhet të falënderoj dy ish-administratorët e deleguar: Aldo Manzian dhe Xhusepe Marotën. Aldo punon më këtë klub që nga viti 1987 dhe nëse sot mburremi që kemi një vend afër stadiumit, një qendër teknike, një hotel dhe një rrjet dyqanesh, i detyrohemi Aldos. Sa i përket Marotës, ai ka 40 vite që menaxhon me sukses klubet e futbollit. Aftësia dhe njohuritë e tij kanë qenë të rëndësishme për rritjen e këtij klubi dhe i detyrohemi një falënderim të ngrohtë dhe duartrokitje. Elementi që ndikoi në zgjedhjet e vëra është fakti që Aldo dhe Bepe kanë rritur profesionistë të ardhshëm, të cilët mund të marrin rolin e tyre. Juventus do të bazohet në një gjeneratë të re drejtuesish, të cilët janë gati.”

NDRYSHIMET – “Do të kemi një zonë shërbimesh, që do të ketë detyrën e furnizimit të sektorit sportiv dhe burimet e të ardhurave, të nevojshme për të ndjekur qëllimet e tyre. Sektori i të ardhurave duhet të konsolidojë rolin e fuqisë botërore, jo vetëm sportive, por dhe ekonomike. Sektori sportiv do t’i besohet Fabio Paratiçit, sektori i shërbimeve do t’i besohet Marko Re dhe sektori i të ardhurave do i besohet Xhorxho Riçit. Juventus nuk përbëhet nga tre njerëz, por përbëhet nga një grup burrash dhe grash, të cilët punojnë çdo ditë për t’i lejuar skuadrës të fitojë në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *