Anjeli e kandidoi për FIGC, Morati sqaron zërat

Masimo Morati është përfolur si një nga kandidaturat për kreun e FIGC (Federata Italiane e Futbollit). Emri i ish-presidentit të famshëm të Interit ka dalë nga një takim midis Andrea Anjelit, presidentit të Juventus dhe Gaetano Miçike, kreu i Ligës italiane.

73-vjeçari ka dhënë një koment të shkurtër për mundësinë e kësaj kandidature, por në fillim dëshiron të takohet me Anjelin për të kuptuar më mirë se pse kreu i Juventusit po mendon për të si një nga kandidatët e kësaj gare.

Për momentin nuk mund të komentoj asgjë, sepse nuk jemi takuar akoma. Sigurisht, i kam dëgjuar zërat për qëllimin e dikujt për të më kandiduar për postin e kreut të FIGC. Të presim e të shohim. A jam i surprizuar? Dua të bisedoj me Anjelin për këtë gjë dhe të kuptoj se pse më ka në mendje si një kandidaturë”, sqaron për “Il Giorno”, ish-kreu i zikaltërve, me të cilët fitoi tripletën e famshme në vitin 2010.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *