Juventus befasoi duke marrë në një kohë rekord Kristiano Ronaldon. Në Torino janë entuziast se portugezi mund t’i ndihmojë që të marrin Champions League-n. Gjithsesi, Ronaldo është 33 vjeç dhe mosha flet vetë edhe pse gjendja e tij fizike nuk e përligj moshën, në Torino mendojnë për më gjatë.
Vetë presidenti Andria Anjeli i ka bërë që të ëndërrojnë tifozët e “Zonjës së Vjetër”, teksa në një intervistë së fundmi ai ka paralajmëruar se do të marrin një tjetër Ronaldo, pra një tjetër lojtar të madh në arenën ndërkombëtare, por që do të jetë 25 vjeç, ose e thënë ndryshe shumë më i ri dhe që do të premtojë për shumë vite kontribut tek bardhezinjtë.
Sigurisht që aludimet janë të shumta se kush mund të jetë ky lojtar, por gjithçka pritet që të merret vesh në të ardhmen. Drejtuesi më i lartë i Juves synon që ta kryej këtë operacion verën e ardhshme, por duket disi e vështirë, pavarësisht se kur mori Ronaldon gjithçka mund të ndodhë.