Është vetëm 17 vjeç, por që tani te Kievo vendosin bast se do të bëhet sulmues niveli.
Andrea Isufaj ka bindur të gjithë, pas një sezoni huazim nga Areco, ndaj Kievo këtë verë e ka blerë, duke firmosur kontratë 5-vjeçare dhe duke e kaluar në ekipin e parë, edhe pse natyrisht do të luajë edhe me të rinjtë.
Aktualisht me të rinjtë në një turne miqësor në Gjermani, Isufaj ka shkëlqyer sot, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-1 kundër Mançester Sitit.
Një talent që duhet afruar sa më shpejt edhe nga Shqipëria U-21, për të mos lejuar që Italia të na e rrëmbejë.