Kamza mposht Ilirinë, rusët nuk bindin

Skuadra e Ramadan Ndreut fitoi, por lojtarët në provë mbesin në klasë. Në fushë ishte edhe Argjend Mustafa

Bujar Balliu

Iliria – Kamza 0-1
Shënues: Ymeri 75’
Iliria: Ujka, Doçi, Sula, Bardhi, Paplekaj, Boçi, Turkaj, Kurti, Lama, Viktor, Gabriel. (U aktivizuan: Voda, Velaj, Shehi, Ziri, A. Luzi, R. Luzi, Dedgjonaj, Isoçuku, Hasa, Balluku, Gjergji, Hasanaj. Trajner: Fatmir Sala.
Kamza: Gjonikaj, Idrizaj, Lelis, Frashëri, Rami, Arrabal, Zefi, Koleci, Mumajesi, Mehmeti, Zuna. (U aktivizuan: Halili, Fukui, Ymeri, Rezi, Lame, Mustafa, Simonov, Matsukov, Rasha, Xhafa, Syziu). Trajner: Ramadan Ndreu.
Gjyqtarë: I. Ujka, E. Burgu, E. Hushi (Fushëkrujë)

Kamza ka zhvilluar një tjetër miqësore, këtë herë përballë Ilirisë së Fushë-Krujës. Në stadiumin “Redi Malolku”, trajneri Ramadan Ndreu dhe Fatmir Sala kanë mundur të shohin skuadra e tyre në aksion dhe në fusni kanë shprehur përshtypjet e tyre. Kamza, që këtë vit luan në Superiore, ka të tjera objektiva dhe kërkesa. Në fushë zbritën tre lojtarë që u testuan, dy rusë dhe një kosovarë, por trajneri Ndreu në fund u shpreh i pakënaqur. Loja ishte e fortë, me të dyja skuadrat që përpiqeshin të bënin më të mirën. Sigurisht miqtë janë disi më lartë dhe rrezikojnë me Mumajesin, Zunën dhe Mehmetin, por nuk ia dalin ta mposhtin portierin e Ilirisë. Dje debutoi për Kamzën japonezi Fukui, afrimi i fundit, ndërkohë që në pjesën e dytë luajtën rusët Simonov e Matsukov, si dhe Argjend Mustafa, ish-futbollisti i Besës, Partizanit Laçit dhe Tiranës në Superiore. Në pjesën e dytë portieri Halilaj shpëtoi Kamzën nga goli, duke ndalur goditjen e Kurtit, ndërkohë goli do të vinte në minutën e 75-të për skuadrën e Ndreut. Një krosim perfekt i Lame nga një goditje dënimi u shfrytëzua nga Ymeri, që me kokë zhbllokoi sfidën. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund të takimit.
TRAJNERËT – Pas ndeshje, trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, u shpreh se miqësorja me Kamzën u shërbye shumë. “Sapo kemi nisur përgatitjet, duke qenë në një fazë seleksionuese. Ndeshja na shërbeu shumë për të parë lojtarët që na janë ofruar. Do të bëjmë një seleksionim të tyre dhe më në fund do të vendosim se cilët mund të na shërbejnë”, tha trajner fushë-krujas, ndërkohë që më pas radhën për të folur për mediat e kishte trajneri Ramadan Ndreu, që ngeli në klasë lojtarët e ardhur në provë tek ekipi i tij.“Ishte një ndeshje për të parë përgatitjet dhe kondicionin fizik të disa lojtarëve. Gjithashtu shërbeu për t’u njohur nga afër me disa lojtarë që na janë vetë-ofruar, siç ishin dy rusët, apo dhe ndonjë lojtar tjetër. Nuk dhanë atë që ne presim, ndaj do t’i largojmë. Jemi futur në fazën e marrjes së plotë të ngarkesës fizike si dhe jemi pranë kompletimit të skuadrës me lojtarët që po merren nga merkatoja”, mbylli deklaratën Ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online