Si zakonisht, Andi Lila e ka shoqëruar me batuta fjalimin e tij të shkurtër gjatë ceremonisë për largimin e Xhani De Biazit nga kombëtarja shqiptare.
Futbollisti i kombëtares sonë nuk iu përmbajt protokollit, duke mos lexuar, siç tha ai, fjalimin që i kishin përgatitur.
“Për të treguar për trajnerin duhet një natë dimri, por dua të tregoj vetëm dy gjëra personale.
E para, vjet në Francë në ndeshjen ndaj Zvicrës trajneri nuk më futi fare. Në ndeshjen e dytë përpara stërvitjeje, dy ditë para, trajneri bëri formacionin dhe ndau jelekët. Aty e kuptova që do isha në formacion dhe për herë të parë në jetën time doja të puthja një burrë.
E dyta, para ndeshjes me Izraelin, ose pas Luksemburgut, situata ishte shumë e vështirë, trajneri nuk qeshte fare, dhe po mendoja të bëja diçka për ta ç’tensionuar gjendjen. Në një nga mbledhjet trajneri na jep një fletë dhe na tha të bënim formacionin dhe taktikën.
Thashë me vetë: ‘Tani më erdhi në dorë, ose të bëj diçka mirë, ose trajneri të më thotë merr çantën edhe ik.’ Pasi bëra formacionin, veten time e vura në kllapa, në kuptimin që po të donte të më fuste e po të donte jo, dhe poshtë shkruajta emër mbiemër dhe futa firmën time. Në stërvitja trajnerin e pashë që po qeshte dhe tha: ‘Dy gjëra më pëlqyen: Një lojtar e bëri formacionin me 12 vetë dhe unë që firmosa poshtë.’ Situata sikur u rregullua disi.
Mister, ti po ikën por do jesh gjithnjë në zemrën e gjithë shqiptarëve dhe timen personalisht.”