Federbet akuzon Kukësin, por nuk paraqet asnjë provë

Kompania Federbet, që pretendon se e njeh mirë tregun ndërkombëtar të basteve dhe mundohet të sigurojë kontrata me federata të ndryshme, për të zbuluar ndeshjet e trukuara, ka akuzuar Kukësin për trukim në ndeshjen e humbur sot 7-0 kundër Volfsberger.

“Ndeshjet miqësore nisën dhe menjëherë shohim kuota tepër të çuditshme e anormale, në kuptimin Live të ndeshjes Volfberger-Kukësi 7-0.

E trishtueshme të shohësh që asgjë nuk do ndryshojë, aktorët janë gjithmonë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore bëhen ushtrime për të mësuar si trukohen ndeshjet”.

Megjithatë, ajo që bie në sy është se Federbet nuk paraqet asnjë kuotë apo video, si bën zakonisht kur dëshiron të demaskojë ndonjë ndeshje.

Jo vetëm kaq, por Sport Ekspres ka analizuar kuotimin live të ndeshjes së Kukësit dhe nuk vihet re asnjë fluks i madh bastesh, i tillë që të ndryshojë tmerrësisht kuotat, si pretendon Federbet. Duke parë ecurinë e takimit, gjithçka ka qenë normale, me shuma të vogla që janë luajtur kundër Kukësit, si zakonisht me ekipet shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online