Napoli-Liverpul është një nga ndeshjet më të bukura të mbrëmjes së sotme në Champions. Djemtë e Ançelotit do të kenë një sfidë të vështirë përballë finalistëve të vjetshëm të këtij kompeticioni, ndërkohë që kanë dalë dhe formacionet zyrtare të ndeshjes.
Bie në sy mungesa e Elseid Hysajt në këtë sfidë spektakolare, me Ançelotin, i cili ka zgjedhur të ndryshojë skemën e ekipit dhe të lërë shkodranin në stol. Trajneri italian ka zgjedhur të përballet me skemën 3-5-2 me Klopin, i cili mbetet besnik i skemës 4-3-3.
Krahët e Napolit do të formohen nga Mario Rui në të majtë dhe spanjolli Kajehon në të djathtë. Nga stoli do e nisë dhe Xherdan Shaqiri, i cili mund të jetë një alternativë e mirë gjatë ndeshjes për gjermanin Klop.
Napoli (3-5-2): Ospina, Maksimoviç, Kulibali, Albiol, Kajehon, Alan, Hamshik, Fabian, Mario Rui, Insinje, Milik. Trajner: Karlo Ançeloti.
Liverpul (4-3-3): Alison, Aleksandër-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Milner, Vijnaldum, Keita, Salah, Firminjo, Mane. Trajner: Jurgen Klop.