Ançeloti i sinqertë: Pa motivim, ç’të bënim?

Presioni i vogël në Itali përkthehet me ulje përqendrimi dhe mobilizimi, është një sëmundje e përhapur në çdo ekip dhe në çdo kategori, sado të betohen trajnerët dhe klubet për korrektësi e Fair-Play.

Sot Napoli u mund në shtëpi nga Atalanta 2-1, duke qenë në avantazh, ndërkohë që dukej qartë inpenjimi minimal dhe atmosfera e vakët.

Pas ndeshjes trajneri Karlo Ançeloti nuk devijoi dhe u përgjigj me ndershmëri para gazetarëve: “Dëshironim të fitonim, për tifozët, por motivimi është i ulët dhe kur ai mungon, nuk mund të bësh shumë. Në pjesën e dytë të sezonit skuadra ka pasur rënie në lojë e rezultate dhe ka ndikuar edhe fakti që për periudha të gjata kemi qenë në tokën e askujt, as për titull e as të rrezikuar nga ndjekësit.

“Insinje? Ka luajtur shumë kohët e fundit, është i sfilitur dhe duhet ta administrojmë sa më mirë. Nuk ka ku shkon, edhe lider në këtë ekip.

“E ardhmja? Do ketë ndryshime, por do të ruajmë gjithë lojtarët kryesorë, kemi një bazë të mirë për të ndërtuar të ardhmen”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *