Ançeloti: Futbolli ka ndryshuar, e dini me sa pasime shënohet?!

Napoli do të luajë pasditen e nesërme në transfertën delikate të Parmës. Ekipi i kaltër vjen nga një ecuri jo pozitive në kampionat, teksa në dy ndeshjet e fundit janë ndalur në dy barazime, respektivisht ndaj Fiorentinës dhe Torinos.

Në kuadër të ndeshjes së nesërme, përpara mediave ka folur numri një i stolit, pikërisht Karlo Ançeloti. Tekniku italian u pyet për disa çështje, një ndër të cilat ishte dhe mënyra e lojës që duhet të luajë Napoli, ku sipas tij nuk duhet të luhet me mënyrën e Sarrit, apo Guardiolës, por është më mirë të luhet në tipin e Simeones, ku me pesë apo gjashtë pasime të shkosh te goli.

“Mendoj se posedimi i topit është i rëndësishëm në kontrollin e lojës, por në rast se kjo sjell diçka. Mjafton të shohim se sa ka ndryshuar roli i portierit.  Statistikat thonë që mbrojtësit dhe portierët janë bërë lojtarët që prekin më së shumti topin.

Të mbash topin në zona të panevojshme nuk është efektive, pasi nuk sjell asgjë. E dini se sa herë ka ndodhur që një ekip të shënojë pas më shumë se 20 pasimesh? Mendoj se në një vit mund të ndodhë dy herë. Goli shënohet pas pesë apo gjashtë pasimesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *