Ahmataj e Shkëmbi ndajnë mendjen, zbuloni formacionet

0

Luftëtari e Teuta janë gati të përballen mes tyre. Trajnerët Julian Ahmataj dhe Bledi Shkëmbi kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe ka disa ndryshime. Teuta nuk ka kapitenin Tefik Osmani dhe është Ditmar Bicaj ai që e zëvendëson. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon në krahasim me takimin e fundit me Kukësin.

Luftëtari vendas nuk ka të gatshëm për shkak kartonësh mbrojtësin Rustem Hoxha. Rapa është vendosur krah Koconis në qendër, kurse nga krahët luajnë Demo dhe Neziri. Fili do të luajë këtë herë djathtas, kurse Xhekson do të luajë si sulmues anësor.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E shtunë, më 23 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-TEUTA
Luftëtari:
Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo, Fili, Xhekson, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore, Kallaku, Kamara, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë:  Ardian Beqiri, Nertil Bregasi, Gernat Qirici, Kreshnik Cjapi
Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.