Napoli pret Fiorentinën ditën e nesërme, ndërsa në mesjavë i vjen radha Champions Ligës dhe Cërvena Zvezdës. Karlo Ançeloti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me ekipin “viola”, duke komentuar mbi situatën dhe formën e ekipit. Humbja me Sampdorian është lënë pas dhe djemtë e Ançelotit dëshirojnë të rikthehen te fitorja për shumë shkaqe. Trajneri ndalet dhe te çështja e shiritit të Davide Astorit dhe e mbyll me filozofinë e tij të futbollit.
Fiorentina – “Grupi është i kompletuar. Dikush si Milik dhe Mertens janë pak të lodhur, por do i rikuperojmë deri nesër. Ata luajtën nga 90 minuta me Poloninë dhe Belgjikën. Insinje është mirë, nuk luajti ndeshjen e dytë me Italinë dhe është rikthyer i freskët dhe i motivuar. Në fillim vjen Fiorentina dhe pastaj Cërvena Zvezda. Ekipi i Fiorentinës ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para dhe kanë lojtarë të mirë dhe të rrezikshëm.
I respektojmë, por duam të fitojmë për të rritur vetëvlerësimin, që ka rënë pak pas humbjes në Xhenova. Nuk mendoj që djemtë do të mendojnë për ndeshjen e vjetshme. Kemi provuar disa gjëra dhe besoj se do arrijmë t’i realizojmë në ndeshje.”
Mbrojtja – “Nuk mendoj që kemi faza mbrojtëse është e cunguar, sepse kundër skuadrave të mëdha nuk kemi lejuar shumë hapësira. Do të kthehemi të jemi solidë në mbrojtje. Kam lexuar kritika të ashpra, por do të shfrytëzojmë të gjithë elementët e kontingjentit tonë dhe do të bëjmë rrotacion.
Në tre ndeshjet e para nuk kemi patur intensitetin e duhur në pjesët e para. Megjithatë, gabime të vogla si të Zielinskit dhe Hysajt në Xhenova, po na kushtojnë dhe duhet të jemi më të vëmendshëm me detajet.”
Shiriti i Astorit – “Është minimalja që Davide të kujtohet nga shokët e tij nëpërmjet shiritit të kapitenit. Futbolli ka probleme më të mëdha dhe është humbur shumë kohë duke diskutuar me këto gjëra.”
Kombëtarja – “Mançini ka një detyrë shumë të vështirë. Në këtë moment nuk po shprehim cilësi të shkëlqyera dhe shumë lojtarë të rinj kanë pak eksperiencë ndërkombëtare.”
Ançelotizmi – “Nuk dua të shpreh atë që ndjej në këto momente, sepse jam shumë i lumtur dhe De Laurentis do të mendonte se më paguan shumë. Nëse do të ketë 20 mijë tifozë me Fiorentinën, do të bëjmë të pamundurën për t’i kënaqur, në mënyrë që t’i tregojnë të tjerëve që panë një Napoli të bukur.
Sarri? Skuadrat e Sarrit dhe Guardiolës kanë patur gjithmonë një filozofi loje të mirëpërcaktuar dhe me identitet, ndërsa filozofia ime nuk lidhet me një ide fikse. Nuk dua që kjo skuadër të harrojë atë çfarë ka bërë, mbi të gjitha, kompaktësinë që u ka krijuar Sarri.
Ndoshta, mund të fillojmë të luajtëm më tepër vertikalisht se në të kaluarën.” për të rritur autovlerësimin, që u ul pak nga humbja me Sampdorian.”