Analiza e Fakiç: Kukësi ka për detyrë të na zbardhë faqen, Laçi më pëlqeu më shumë

Skënderbeu e sheh Europën si spektator këtë sezon, për shkak të dënimit nga UEFA, por në mungesë të kampionëve në fuqi të vendit duket se niveli i futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare ka rënë dukshëm.

Kukësi zhgënjeu ndaj Valetës, aq sa iku edhe trajneri Peter Pakult nga nervat e Gjicit dhe ankesat e lojtarëve. Luftëtari u fëlliq, Partizani nuk kishte shumë shanse ndaj Mariborit dhe Laçi u mund, por të paktën doli me kokën lart dhe nuk është eliminuar ende.

Drejtori sportiv i Skënderbeut, në një intervistë për “SportEkspres”, flet për paraqitjen e ekipeve shqiptare në Europë, duke vlerësuar vetëm Laçin nga kjo mesjavë. Për Fakiç Kukësi duhet të kualifikohet patjetër, ndoshta edhe Laçi, pasi kjo do të ishte shumë e rëndësishme për gjithë Superioren. Edhe një batutë “e hidhur” për Kukësin…

 

– Zoti Fakiç, duhej të ishit ju, por në Champions po luan Kukësi dhe fillimi ishte aspak shpresëdhënës, me atë barazim ndaj Valetës.

– Kukësi është një skuadër prej të cilës pritet shumë më shumë, edhe pese është futur në një rrugë shumë të vështirë. Duhet të presim dhe të shohim ndeshjen e kthimit nëse do të na zbardhë fytyrën si kampionat, pasi është e rëndësishme për të gjithë, por veçanërisht për ata për ta kaluar turin e parë më Ligën e Kampionëve.

– Po nëse do të ishte Skënderbeu përballë rivalit maltez?

– Nuk ka dyshim që Skënderbeu fitonte, në të dyja takimet. Kukësi nuk është skuadra kampione, pasi jemi ne, ndaj kjo mund të ketë ndikuar, pasi janë diku ku nuk i takon këtë vit. Gjithsesi, i urojmë suksese, pasi ata nuk luajnë vetëm për vete, sepse përfitimet i kemi të gjithë. Mendoj se do fitojë Kukësi atje. Kukësi e ka organikën edhe ka më shumë fuqi përballë kundërshtarit që ka.

– U befasuat nga disfata e turpshme e Luftëtarit?

– Mendoj që tek Luftëtari ndikoi mungesa e eksperiencës në ndeshje të tilla, derisa kundërshtari ka pasi luajnë rregullisht në Europë edhe dinë më shumë se Luftëtarit të luajë për rezultat. Ka diçka më tepër që më shqetëson mua rezultati, i cili duke pasur parasysh të dy ekipet u surprizova sepse mendoja se kampionati ynë është më i fortë se ai i Letonisë. Gjithsesi, Luftëtari ka bërë mirë në përgjithësi në kampionatin tonë dhe besoj se nëse do të vazhdojë me të njëjtin ritëm si deri tani, do të vijë momenti kur të mos i bëjë më këto hapa fals në momente të tilla. Mendoj se nga dëshira e madhe për të kaluar këtë kundërshtar, i cili ishte absolutisht i kalueshëm, ndodhi surpriza. Ndonjëherë lojën e merr një rrjedhë ku shënohen shumë gola pa shpjegim dhe pa shumë meritë.

– Partizani, humbje deri diku e pritshme?

– Partizani ka një kundërshtar shumë të fortë. Mendoj se në këtë moment vetëm Skënderbeu do ishte skuadra që do e kishte forcën për të eliminuar skuadra me të tillë forcë. Diçka të tillë e ka treguar vitin e kaluar, ku në fazën “play-off” për Europa League eliminoi Dinamon e Zagrebit, me plot meritë. Në atë moment ne ishim mjaft mirë dhe më të përgatitur.

– Laçi u mund, por shënoi, si asnjë ekip tjetër shqiptar.

– Laçi është për mendimin tim ekipi që ka më shumë mundësi për të bërë hapin e duhur dhe për të vazhduar më tej, pavarësisht se kanë një kundërshtar me shumë eksperiencë në Europë. Në transfertë u treguan një “kockë e fortë” dhe besoj se nëse bën një paraqitje të mirë dhe në shtëpi do ta kalojë turin, çka do të ishte diçka shumë e madhe për ata në këto momente. Kjo është e vetmja mënyrë se si do të rritet kampionati jonë vit pas viti. Uroj suksese dje shpresoj se në fund do të kemi më shumë skuadra shqiptare që do e kalojnë turin e parë në Europë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online