Partizani drejt goditjes së radhës, afron sulmuesin me të ardhme

Drejtuesit e Partizanit janë duke mbyllur goditjen e radhës. Të kuqtë nuk tentuan të përforconin shumë ekipin para Kupave të Europës, pasi Maribori nuk të jepte shumë shpresë. “Demat” po mendojnë lëvizjet e duhura për kampionatin që fillon në gusht.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i sulmuesit Rubin Hebaj. Shkodrani po luan në Slloveni te skuadra e Domzales. Nuk ka shumë ndeshje dhe minuta mbi këmbë, por sa herë luan bën mirë. 14 ndeshje dhe 4 gola për të duke e radhitur veten te ata lojtarë që quhen “nuhatës goli”.

“Demat” kanë shfrytëzuar momentin jo të mirë që po kalon i riu dhe po tentojnë për ta marrë. Bisedimet kanë nisur dhe duket se janë në rrugën e duhur. Shkodrani ka nevojë për minuta dhe Partizani mund t’i plotësojë dëshirën e tij. Duke parë dhe “luftën” që po bëhet me sulmuesin tjetër, Edgar Çani, Hebaj do të ishte një lëvizje e zgjuar, pasi është vetëm 19 vjeç. “Sport Ekspres” mëson se marrëveshja është afër dhe mund të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online