Alvesh-Flamurtari, 500 mijë euro në mes

Avokati i lojtarit kërkon marrëveshje me klubin, ndërsa vlonjatët e presin në stërvitjen e datës 19 korrik

Elton Nika

Danilo Alvesh-Flamurtari gjithmonë edhe më larg njëri-tjetrit. Sulmuesi brazilian, nuk duket aspak i dëshiruar për t’u rikthyer e për të luajtur sërish për ngjyrat kuqezi, pavarësisht kontratës që ka me Flamurtarin për edhe një tjetër vit. Burime nga klubi “kuqezi” kanë saktësuar për gazetën, se braziliani ka ngarkuar avokatin e tij të mbyllë gjithçka me Flamurtarin, duke treguar qartë se e ardhmja e tij mbetet larg Vlorës. Madje mësohet se avokati i brazilianit ka nisur kontaktet me klubin e Flamurtarit, për të zgjidhur përfundimisht kontratën që e lidh lojtarin me skuadrën vlonjate. Nga ana tjetër, Flamurtari kërkon të respektohet kontrata që Danilo Alvesh ka lidhur me vlonjatët. Në momentin kur pretendimet e Alvesh janë cilësuar thjesht  shkaqe për t’u larguar, klubi vlonjat nuk ka asnjë dëshirë për ta lënë të lirë futbollistin pa pagesë. Nga ana e vet lojtarit apo klubit që kërkon shërbimet e brazilianit, duhet të paguajë dëmshpërblimin që ka vendosur Flamurtari. Skënderbeun, një nga skuadrat që deri tani ka shfaqur interesin kryesor për ta bërë pjesë të skuadrës sulmuesin, nuk po paguan “haraçin”. Klubi i Flamurtarit ka saktësuar se me lojtarin nuk ka asnjë çështje page, madje lojtari është nga të vetmit që është shlyer deri në fund për sezonin e kaluar, ndaj edhe pretendimet e tij janë quajtur thjesht justifikime. Në këtë mes ka hyrë tashmë edhe vetë avokati i lojtarit, që po kërkon të gjejë një zgjidhje për t’u shkëputur nga Vlonjatët, por duket se vera do të vijojë të jetë e gjatë për të gjetur një zgjidhje konsensuale. Nga ana tjetër, Flamurtari dhe administratori i klubit, Sinan Idrizi kanë përcaktuar tashmë vlerën e lojtarit në treg që shkon në 500 mijë euro dhe duken të vendosur për të mos e lëshuar aspak në këtë drejtim. Vetëm pak kohë më parë, pothuajse të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin dhe do të vijojnë të jenë pjesë e Flamurtarit janë paguar me pesë paga, ndërsa Danilo Alvesh është nga ata lojtarë që edhe në muajin janar përfitoi një shumë prej rreth 25 mijë euro, duke konfirmuar se vlonjatet, nuk i kanë asnjë detyrim lojtarit. Gjithsesi, palët janë larg dhe duket se destinacioni i “vlonjatit” mbetet larg detit. Megjithatë më datë 19 korrik, burime nga klubi kanë saktësuar, se lojtarin e presin në ditën e parë të stërvitjes. E nëse ndodh e kundërta si edhe pritet do të shihet se si do të veprohet. Në mes tashmë edhe rruga ligjore e lojtarit, që pretendon se është i papaguar, pretendim i hedhur poshtë, ndërsa çështja tashmë pritet të kalojë në komisione, për t’i dhënë fund një telenovele të përsëritur edhe sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online