Jurgen Peqini i jep fitoren Teutës

Durrsakët kanë kaluar me sukses FC Strugën, teksa shënoi prurja e verës Dediç dhe sulmuesi nga Elbasani.

Vladimir Prenga

FC Struga 1
Teuta 2

Shënues: Shaqiri / Dediç, Peqini
FC Struga: Gjeorgjieski, Anrushi, Tafa, Trpeski, Merxhani, Sherifi, Tairi, Shaqiri, Shabani, Lloga, Glavevski
Teuta: Kastrati, Oluasina, Sykaj, Hrkaç, F. Beqja, Lena, Dosti, Hila, Çyrbja, Dediç, Shehaj. (U aktivizuan: Moçka, Shkalla, Vila, Lajthia, Beqaj, Peqini, Bilali)

Tri skuadra shqiptare po stërviten aktualisht në Maqedoni, ndërkohë që dy prej tyre kanë zhvilluar ditën e djeshme sfida miqësore me skuadra vendase, inferiore karshi tyre, por të motivuara maksimalisht për të treguar vlerat e tyre ndaj ekipeve tona te Superiores. FC Struga, që ka në përbërje dy futbollistë që më parë kanë luajtur në Superiore, u përball dje me Teutën. Flamur Tairi ka luajtur madje për tre vite me durrsakët, ndërkohë që Altin Lloga ka veshur fanellën e Elbasanit dhe Laçit. Teuta ka qenë më superiore në përballjen e djeshme, teksa ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-2. Golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani e ka shënuar mesfushori Anel Dediç, ndërkohë që për skuadrën strugane realizoi Shaqiri. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në të dytën Teuta e shënoi golin e avantazhit me anë të sulmuesit Jurgen Peqini, duke fituar me rezultatin 2-1.

SULMUESI – Jurgen Peqini ishte sulmuesi që shënoi golin e fitores për Teutën dhe vjen nga skuadra e Elbasanit. 19-vjeçari ka luajtur vjet me të rinjtë verdheblu dhe me ekipin e parë. Te moshat është aktivizuar në 10 takime, duke shënuar tre gola, ndërkohë që me ekipin e parë ka zbritur në fushë në 15 ndeshje dhe ka realizuar katër gola. Trajneri Magani po e shikon me vëmendje dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online