Një ndër faktorët që peshoi në humbjen e Skënderbeut sot, ishte dhe humbja e 11-metërshit. Ishte pikërisht, Fidan Aliti, i cili foli pas përfundimit të ndeshjes në “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”. Mbrojtësi u shfaq mjaft i trishtuar për humbjen e penalltisë dhe ia faturoi fatit ndoshta humbjen e sotme të ekipit të tij.
SFIDA – “Nuk ishte një ndeshje e lehtë, sidomos kur humbet penalltinë. Kështu është futbolli. Mund të shënoja dhe të isha hero, por ndonjëherë zhytesh poshtë. Në futboll ndodh edhe që të humbasësh penalltinë. Fati, gjithashtu nuk ishte me ne sot. Kemi luajtur 90 minuta me një portë. Kundërshtari kishte gjysmë rasti dhe shënoi. Shohim para, të fitojmë dhe ta harrojmë këtë ndeshje”.
PENALLTIA – “Mund të gjuaja edhe më mirë, por penalltia është edhe fat”.
E ARDHMJA – “Nuk ka diçka konkrete. Unë kam kontratë këtu dhe jam i fokusuar këtu”.
OBJEKTIVAT – “Ne duam të dalim kampion në fund të sezonit. Luajmë me Kukësin dhe synojmë tre pikët në këtë ndeshje”