Qendërmbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, u përfol shumë për një largim nga Superioria. Në një intervistë për “RTSH Sport”, mëngjarashi diskutoi mbi këtë çështje si dhe për ecurinë e skuadrës gjatë muajve të fundit.
“Katër humbje rresht është një gjë e madhe për Skënderbeun. Nuk jemi të kënaqur me muajin e fundit. Kemi diskutuar dhe i dimë gabimet tona. Synimi është të bëjmë më mirë”.
Kam kontratë deri në fund të sezonit. Është e vërtetë që kemi biseduar me disa ekipe, por nuk është detyra ime të publikoj emra. Për momentin, jam i fokusuar këtu.
Dy fazat e mbetura? Të ngrihemi në vend të parë, aty ku Skënderbeu dhe ne e meritojmë. Jam i bindur se do të shpallemi sërish kampionë”, përfundoi Aliti.