Liverpuli shpenzoi plot 63 milionë euro këtë verë për të marrë nga Roma portierin Alison Beker. Disa muaj kanë kaluar që nga ajo kohë, dhe vetëm një natë më parë Jurgen Klop u shpreh, se në rast se do ta kishte ditur çfarë vlerash kishte braziliani do të shpenzonte dyfishin.
Këtë gjë e konfirmon jo vetëm pritja në minutat e fundit mbrëmjen e kaluar ndaj Milik, por edhe statistikat në Premier Ligë. Alison Beker është portieri me përqindjen më të lartë të pritjeve në Premier Ligë dhe me një diferencë të konsiderueshme nga ndjekësi më i afërt.
Portieri i “The Reds” ka një përqindje pritjesh prej 85.7% te gjuajtjeve që i vijnë drejt portës, duke lënë pas me diferencë Hugo Loris. I cili renditet i dyti me 78.9%. Nga 42 gjuajtje që kanë ardhur drejt kuadratit të brazilianit, vetëm gjashtë prej tyre kanë shkuar në rrjetë. Një rendiment i jashtëzakonshëm, teksa në vendin e tretë ndohet Ederson, më pas Kepa dhe Leno mbyll “top 5”.