Në Ballsh luhet kreu, Vllaznia kërkon “arratisjen” nga ndjekëset

Java e 13-të e Kategorisë së Parë ofron sfida të bukura, interesante, por edhe shumë të vështira. Madje në të dy grupet, A dhe B, pas kësaj jave mund të ketë lëvizje të shumta në tabelën e renditjes. Nëse Vllaznia në grupin A kryeson me 7 pikë nga vendi i dytë dhe këtë javë luan në Shkodër ndaj Besëlidhjes, në Grupin B, Bylis kryesues pret Besën e vendit të dytë. Ja si e lexon këtë javë SportEkspres.com.

Parë jo vetëm nga historia, por më shumë nga aktualiteti e renditja, duket Bylis-Besa veçohet si kryendeshja e kësaj jave. Sepse vetëm 2 pikë diferencë kanë mes tyre, Bylisi në vendin e parë me 26 pikë dhe Besa në vendin e dytë me 24 pikë. Në ndeshjen e fazës së parë që u luajt në stadiumin “Besa” më 30 shtator 2018, kavajasit fituan pastër 2-0. Ndërsa Lushnja, Apolonia dhe Egnatia mendohen favorite për fitore, me mundësi për t’iu afruar më shumë kreut.

Në grupin A situata duket më e komplikuar për skuadrat që renditen nga vendi i dytë e deri në vendin e nëntë, pasi të gjitha kërkojnë që të reshtohen në pesë skuadrat e para, të cilat në fazën e tretë luajnë për Superioren. Dhe sfida Erzeni-Dinamo do të flasë më shumë për një shkëputje të shijakasve, e po kështu ajo që luhet në Fushë Krujë, Iliria-Veleçiku. Në dy ndeshjet e tjera janë prezente dritëhijet e vendeve të fundit në këtë grup.

Kështu, java e 13-të e Kategorisë së Parë e zhvendos vëmendjen në Ballsh ku do të luhet për kreun e Grupit B, ndërsa në Grupin A, në Shijak do përcaktohet ndjekësja më e afërt e Vllaznisë kryesuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online