Ali Soue e nis nga stoli, Vila titullar për Skënderbeun

0

Skënderbeu do të zbresë sot në fushë me disa mungesa, kryesisht për arsye dëmtimi. Mungesa më e madhe është ajo e sulmuesit Ali Soue, i cili ka pasur probleme dhe do të jetë në stol, pasi ka pasur një farë përmirësimi. Në mungesë të tij, si sulmues qendre do të luajë Xhejms. Nëse skuadra të ketë nevojë, Soue mund të sakrifikohet në pjesën e dytë. Afrim Taku është një tjetër mungesë prej më shumë se një muaji, pasi nuk është kthyer nga Amerika. Suad Sahiti nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak dëmtimi, ndërsa Nazmi Gripshi është i grumbulluar me kombëtaren U-20. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, edhe sulmuesi Blerim Krasniqi ka probleme me dokumentacionin, pasi deri dje nuk ishte federuar. Këtë gjë mund ta bëjë sot dhe Krasniqi ka udhëtuar me skuadrën drejt Gjirokastrës, ku mund të debutojë me fanellën e korçarëve.

Skema nuk ndryshon, me 4-3-3 edhe në Gjirokastër

Trajneri Ilir Daja, pas mbylljes së përgatitjeve anti-Luftëtar, ka vendosur për 11-shin, që do të zbresë sot në fushë. Gazeta e bërë të ditur pak ditë më parë formacionin dhe nuk ka asnjë ndryshim. 4-3-3 është skema e lojës për Skënderbeun në përballjen e javës së 17-të, ku ndryshimet e vetme janë në sulm, për shkak të mungesës së Soue. Shehi e nis titullar në portë, më pas vijnë Vangjeli, Mici, Radas dhe Jashanica në mbrojtje. Fidan Aliti do të jetë në stol, ndërsa Osmani do të luajë në mesfushë, ku do të bëjë rolin e shkatërruesit. Përpara tij luajnë Muzaka dhe Lilaj dhe në sulm debuton Emiljano Vila, i cili do të luajë në ta djathtë. Enis Gavazaj kalon në të majtë dhe Xhejms do të jetë sulmuesi kryesor i Skënderbeut.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Muzaka, Lilaj – Vila, Gavazaj – Xhejms

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.