Gjoka: Kjo një tjetër Vllazni, luajmë gjithçka për gjithçka

Shkodranët kërkojnë fitoren kundër Kukësit. “Duhet të vazhdojmë rrugën e fitoreve dhe të shohim përpara, pavarësisht se kemi kampionët përballë”

Gaspër Marku

Vllaznia e pjesës së dytë të sezonit është ndryshe. Emra të rëndësishëm të afruar dhe tani kërkohen rezultate. Pikërisht fitoret do i rrisnin më shumë shkodranët, sikurse edhe u shpreh dje në konferencë për shtyp trajneri Ernest Gjoka, i cili theksoi se skuadra ka ndryshuar me 50%. Objektivi kundër Kukësit, por edhe ndaj çdo ekipi që vjen në “Loro Boriçi”, janë tre pikët. Tekniku kryeqytetas zbërtheu para medieve ekipin dhe me ndryshimin e mentalitetit shpreson që Vllaznia të dalë nga situata e vështirë. Nuk mungoi edhe thirrja ndaj tifozëve, ndihma e të cilëve konsiderohet mjaft e rëndësishme.

 …

Profesor, një ndeshje që pritet me interes në Shkodër. Si e shikoni përballjen me Kukësin?

– Skuadra është bërë më solide. Kemi sjellë në skuadër disa lojtarë me eksperiencë dhe ato probleme që kishim në mbrojtje dhe në sulm i kemi zgjidhur. Tashmë duhet të shohim përpara. Kemi një ndeshje si ajo me Kukësin dhe na duhet me patjetër të japim gjithçka e të marrim gjithçka.

Keni bërë një paraqitje shumë të mirë në fazën e parë në Kukës dhe ishit pranë fitores. Mendoni se mund të jetë një përsëritje e asaj ndeshjeje?

-Unë Kukësin e njoh mirë, pasi kam bërë një vit të jashtëzakonshëm me ta. E njoh mirë elementin që është brenda, njoh mirë filozofinë e atyre lojtarëve, pasi kemi punuar dhe kemi dalë kampion. Kukësi është një ekip që duhet vlerësuar, që pavarësisht se si e njoh unë, sot janë ndryshe. U ka ardhur një trajner tjetër, kanë një mentalitet tjetër, por mendoj se ne duhet të vazhdojmë rrugën e fitoreve dhe të shohim përpara. Kjo është ajo që duhet të kërkojmë, pavarësisht se kemi kampionët përballë.

Vetëm fitoja e kënaq Vllazninë nesër?

-Sigurisht në lojë janë të tria rezultatet, por në fushën tonë duhen veç fitore. Sigurisht mund të jetë edhe barazimi brenda, por është shumë e rëndësishme që ne të kërkojmë dhe të japim gjithçka për të marrë gjithçka.

Bazuar te përgatitjet dhe lëvizjet në merkato, a mendoni se do të jetë një Vllazni krejt tjetër në fushën e lojës?

-Sigurisht që shpresoj, i kemi sjellë disa lojtarë me eksperiencë, siç janë Malota, Sukaj e Berisha, apo edhe Mersini. Këto na japin besim dhe garanci që do jetë një ekip krejt ndryshe, një ekip më i fortë, me Orelesin që e kemi nxjerrë përpara në pozicionin më të mirë. Mendoj se kemi bërë një ndryshim në skuadër prej 50%. Kjo nuk është pak.

A mund të quhet kjo skuadra e Gjokës?

-Mund të mendojmë edhe kështu. Sa më shumë cilësi dhe përvojë të kesh, aq më shumë rezultat ke. Kjo është ajo që unë mendoj dhe shpresoj. Kemi bërë afrime, plus lojtarët me cilësi që ka pasur ekipi brenda. Do kemi një ndryshim mentaliteti, kemi tentuar vazhdimisht për të pasur mentalitet fituesi. Këtë dua të “betonoj” te kjo skuadër.

Mendoni se do të ketë më shumë prezencë të tifozëve në stadium, ndryshe nga viti i kaluar?

-Shpresoj të na ndihmojnë, jemi në momentin që kemi nevojë për të gjithë, për ju, tifozët, për një fjalë të mirë, pasi jemi në momente të vështira. Sigurisht që tifozët e Vllaznisë janë të ndjeshëm dhe kanë shumë të drejtë, pasi nuk u kemi dhënë atë që u takon. Por mendojmë që do bëjmë gjithçka. Në këto momente kemi nevojë për ta, janë oksigjen për ne, për vazhdimësinë. Uroj të jenë në stadium me ne dhe t’i kënaqim e më pas të vazhdojnë traditën e mbushjes së stadiumit, sepse ai stadium dhe ajo skuadër ka nevojë për tifozët.

Keni thënë shpesh se skuadra ka pasur një ngërç psikologjik. A e ka kaluar Vllaznia atë situatë?

-Është e vërtetë ajo që kam thënë. Këmbëngul se një skuadër që të ecë përpara duhet të ketë mentalitet fituesi. Prandaj kam luftuar fort të sjell eksperiencën në skuadër dhe them që me pak fat arritëm. Me mbështetjen e presidentes Ademi sollëm disa lojtarë me eksperiencë të madhe. Në asnjë skuadër që do të ecë përpara nuk mund të ecet vetëm me lojtarë të rinj. Ata mund të kenë cilësi, por nuk kanë atë mendësinë e fituesit, nuk kanë garancinë për të ecur larg. Mendoj që tani skuadra ka marrë tjetër fytyrë, por na duhen fitore për të rritur mentalitetin. Mendoj se skuadra po vjen aty ku kërkohet.

Cila do të jetë arma e fortë e Vllaznisë në vijim?

-Mendoj se do ta ketë në grupin e saj, në personalitetin dhe dinjitetin e saj si skuadër. Nuk ka rëndësi individi, por ka rëndësi që grupi të mendojë pozitivisht, të besojë te fitorja, që grupi të ketë mentalitet fitues dhe ne mendojmë se filozofia dhe strategjia e re e kësaj Vllaznie është ndryshe. E kemi sqaruar edhe me lojtarët në analizë, ku kjo Vllaznia e re bazohet në tre shtylla: disiplina taktike, agresivitet dhe ana psikologjike. Më të gjithë këto po ndërtojmë një skuadër ndryshe, me mentalitet ndryshe. Të gjitha këto shkojnë bashkë me dinjitetin dhe personalitetin e skuadrës. Tashmë ka lojtarë me shumë personalitet brenda skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online