Alegri: VAR-i të përdoret kur duhet, titullin e humbim po lamë… 37 pikë!

Juventusi arriti një tjetër fitore me shumë vlerë. Bardhezinjtë tani e shohin veten në kuotën e 53 pikëve pas 19 javësh dhe marshojnë të vetëm në vendin e parë dhe të pa shqetësuar nga ndjekësit. I kënaqur është shfaqur trajneri Masimiliano Alegri, i cili ka pranuar në një farë mënyre se titullin do ta humbasin vetëm nëse do të bëjnë një çmenduri.

Numri një i stolit të kampionëve të Italisë ka folur për “Sky Soprt” edhe për objektivat, duke u treguar i sinqertë se për të tani rëndësi ka ajo çka do të ndodhë në të ardhmen, duke shënjestruar trofeun e Championsit.

NDESHJA – “Nëse i hedhim një shikim të shpejtë, ne duhet të humbasim 37 pikë për të mos e marrë titullin. Arritëm një sukses shumë të rëndësishëm, por aspak të lehtë. ishte shumë e rëndësishme që ta mbyllnim vitin me një fitore. Në pjesën e parë ishim paksa të shpërqendruar, ndërsa në fraksionin e dytë krijuam disa raste të mira për shënim. Pash paska nervozizëm te skuadra, çka do të thotë se na duhet që të punojmë akoma dhe më shumë për t’u përmirësuar, nëse duam të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të jemi të qetë”.

VAR – “Nëse është e nevojshme duhet ta përdorim. Ishte e nevojshme që VAR të ndërhynte në këtë takim”.

SYNIMET – “Ronaldo është lojtari më i mirë në botë për të shënuar, por sot e gjithë skuadra është paraqitur mirë. Dibala edhe pse nuk ka shënuar dha kontributin e tij dhe tregoi edhe një herë se ka kualitet. Liga e Kampionëve? Mund ta fitojmë, por për të arritur deri atje duhet të vijojmë të bëjmë mirë në kampionat. Dhjetori ishte një muaj pozitiv, ndërsa tani mendoj për Kupën e Italisë. Për ne rëndësi ka pas janarit dhe në vazhdim. Karakteri i ndeshjeve në Champions është i ndryshëm me ato që luajmë në kampionat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online