Te Juventusi të gjithë flasin për Kristiano Ronaldon këtë sezon, por Derbin e Italisë e vendosi Mario Manxhukiç, një futbollist me vlerë të jashtëzakonshme dhe trajneri Maks Alegri pas ndeshjes e lavdëroi më shumë të tjerët.
“Një hap më shumë drejt titullit një fitore më pak në rrugën tonë. Në fakt, synimi kryesor ishte të mos mundeshim. Interi është rival i rrezikshëm, në pjesën e parë na vendosi në vështirësi dhe u detyrova të bëj disa lëvizje taktike për të frenuar Politanon.
“Manxhukiç? Ai ka dalë kampion Europe kur ishte te Bajerni dhe që kur ka ikur ai Bajerni nuk ka fituar me. Mjafton kaq për të kuptuar çfarë lojtari cilësor është kemi një kampion Europe në ekip, me mentalitet fituesi dhe shumë punëtor.
“Kanselo? I shkëlqyer, bëri atë që duhej në fazën sulmuese, por tani ka mësuar edhe të mbrojë”.