Alegri: Përgjigja e duhur, Napoli nuk po lëshon

Juventusi fiton edhe në Milano, duke reaguar mjaft mirë pas disfatës së papritur në Champions kundër Mançester Junajtid, ndaj trajneri Maks Alegri është mjaft i kënaqur.

Për Sky Sport, trajneri bardhezi deklaroi: “Ndeshja më e mirë? Humbja kundër Junajtid mund të rëndonte, por djemtë e nisën shumë mirë dhe harruan gjithçka. Pas penalltisë e administruam mirë rezultatin. Në këtë moment po arrijmë fitore me shumë vlerë, sot duhej të merrnim tre pikë, duke parë që Napoli nuk po lëshon, ndërsa Interi humbi”.

“Bonuçi jashtë? E dinte që dje. I duhej pak pushim, por edhe e ofenduan kur shkoi poshtë tribunës së ultrasve. Më mirë kështu, duhej të qëndronte jashtë sot”.

“Në Champions ka më shumë hapësira se në kampionat. Lojtarët sot dhanë përgjigjen e duhur pas humbjes në mesjavë, që ishte e hidhur dhe nuk duhet të kënaqemi me komplimente pas një humbjeje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online