Alegri: Jang Bojs më i rëndësishëm se Interi!

Juventusi do të luajë mbrëmjen e nesërme në transfertë ndaj Jang Bojs. Bardhezinjt mbajnë vendin e parë në grup, teksa ndiqen nga Junajtid me vetëm dy pikë më pas, ndaj fitorja në Zvicër kthehet në një domosdoshmëri. Trajneri Alegri, ka folur në konferencën përpara mediave, duke thënë se është një ndeshje mjaft e rëndësishme dhe se fitorja është rruga e vetme.

NDESHJA – “Është më e rëndësishme se ndeshja ndaj Interit, pasi luajmë për vendin e parë. Gjithashtu është më e vështirë, pasi luajmë ndaj një ekipi, që krijon shumë në shtëpi. Duhet të përfundojmë grupin në vendin e parë”.

FORMACIONI – “Bentakur do të luajë, sepse është i pezulluar ndaj Torinos. Ronaldo gjithashtu do të luajë, pastaj më duhet të vendos për të tjerët. Aleks Sandro është me grupin, por vështirë se mund të luajë”.

ECURIA E JUVENTUS – “Të evitosh ekipet që janë në vendet e para është shumë e rëndësishme. Barcelona, Mançester Siti, Real Madrid, ndoshta dhe PSG. Shpresojmë gjithashtu që të gjithë skuadrat italiane të shkojnë më tej”.

CHAMPIONSI – “Këtë vit është qartësisht më i rivalizuar, pasi mendoj se niveli është gjithmonë në rritje. Nga çerekfinalet e më tej, do të jetë me të vërtetë e vështirë dhe do të jetë e pamundur të gjesh kundërshtar të lehtë po e quajmë”, përfundoi tekniku i bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online