Te Juventusi nuk po mendojnë vetëm për Kristiano Ronaldon. Largimi i Kuaduo Azamoas dhe forma në rënie e brazilianit Aleks Sandro, ka bërë që Kampionët e Italisë të vihen në ndjekje të një mbrojtësi të majtë.
Sipas një lajmi të së përditshmes portugeze “Ojogo”, torinezët kanë ofruar 35 milionë euro për mbrojtësit e Portos Aleks Tejes. Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e klubit portugez, të cilët nuk pranojnë të shesin lojtarin pasi gjatë merkatos së verës deri më tani kanë humbur katër lojtarë titullar.
Bisedimet për kartonin e Tejes pritet që të vazhdojnë gjatë të gjithë verës. Vlen për t’u përmendur se 25-vjeçari ka luajtur më parë në Itali gjatë sezonit 2015/2016 me skuadrën e Interit. Zikaltrit humbën një shans të artë, pasi ngurruan të paguanin shumën prej 10 milionë eurosh që kërkonin turqit e Gallatasarajit.