Kroacia pushon nga puna ndihmësin e Daliçit, shkak parulla pro Ukrainës

Për herë të dytë në histori Kroacia mbërrin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe euforia ka qenë e jashtëzakonshme pas triumfit ndaj Rusisë, por duket se dikush e ka tepruar dhe është pushuar nga puna në stafin drejtues të kombëtares ballkanase.

Ish-futbollisti i njohur kroat, tashmë skaut dhe një ndër njerëzit e besuar të Zllatko Daliçit, Ognjen Vukojeviç, është urdhëruar të kthehet në shtëpi dhe praktikisht është pushuar nga puna.

Kjo për shkak se ai ka postuar në Instagram një video ku festonte kualifikimin e Kroacisë ndaj Rusisë, por aty e teproi, duke u futur në një territor “të minuar”.

Në krah të tij ishte edhe një ndër heronjtë e fitores së fundit, mbrojtësi Domagoj Vida, i cili shënoi ndaj Rusisë. Të dy kishin një përkushtim edhe për Ukrainën dhe Dinamo Kievin, ku kanë kaluar shumicën e karrierës. Duke ditur tensionin e jashtëzakonshëm mes Rusisë e Ukrainës, një dalje e tillë mund të ishte shmangur.

“Kjo fitore është për Ukrainën dhe Dinamon”, tha Vukojeviç në videon që e fshiu pak më vonë, ndërsa Vida shtoi: “Lavdi Ukrainës”. Kjo e fundit është një shprehje që konsiderohet një provokim i rëndë në Rusi, ndaj mediat ruse kanë denoncuar gjithçka dhe kanë sulmuar ashpër Vidan dhe Vukojeviçin, duke kërkuar dënimin e tyre.

FIFA hapi një hetim urgjent, por Vida ia hodhi me një paralajmërim.

Gjithsesi, Vukojeviç është larguar nga Rusia, ndoshta një mënyrë për të qetësuar rusët, që nuk e kanë kaluar aq lehtë këtë çështje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online