Juventusi nuk e ndali ritmin as në mesjavë, teksa mundi mbrëmë Kaljarin. Kristiano Ronaldo ishte në fushë për 90 minuta, por nuk mundi që të shënonte. Në Seria A, “Zonja e Vjetër” është një dominuese absolute, teksa pas 6 javësh ka pikë të plota.
Në deklaratën pas ndeshjes, trajneri Masimiliano Alegri, ka zbuluara se ai kishte menduar që ta zëvendësonte për disa minuta portugezin, por zbulon se dëshira e 33-vjeçarit kishte qenë që të ishte në fushë, pasi donte me çdo kusht që të shënonte.
“Unë doja që ta zëvendësoja Ronaldon, por ai donte që të shënonte dhe po luante mirë. Doja që Ronaldo të pushonte për disa minuta në pjesën e dytë, por ai të befason me motivin që ka për të shënuar. Është mjaft kërkues që të luajë dhe jam i lumtur që po bën mjaft mirë deri më tani. Ai është një nga më të mirët”.