Alegri dhe humbja pa dhimbje: Tani dua të shmang 3 ekipe!

Në ndeshjen e tij të 50-të në Champions League si trajner i Juves, Maks Alegri nuk e ka festuar me fitore, por kundër Jang Bojs erdhi një humbje nga ato që nuk dhembin.

“Objektivat ishin vendi i parë  e grup dhe kualifikimi. I arritëm me meritë. Na vjen keq për humbjen, por kemi zgjedhur ndeshjet me pak te dhimbshme për të humbur”, e nisi analizën e vet pas ndeshjes në Zvicër trajneri i kampionëve të Italisë.

“Fusha e ngrirë? Nuk ndikoi. Skuadra e nisi mire, patëm raste që nuk i konkretizuam dhe në fund reaguam fort, por Jang Bojs luajti një ndeshje të mirë.

“Kuadrado? Të shohim, nesër do i kontrollojmë gjurin. Mori një goditje, por kishte probleme që dje.

“Kë të evitojmë në 1/8-at? Nëse na bie një nga Atletiko Madrid, Liverpul e Totenhem, do jenë ndeshje të mëdha, tepër të forta.

“Eliminimi i Interit dhe Napolit? Për fta të keq është kështu, edhe pse do ishte bukur për futbollin italian të kalonin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *