Totenhemi e humbi ndeshjen me Liverpulin me rezultatin 1-2, por një gjë e çuditshme ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes. Mbrojtësi belg i ekipit të Poketinos, Tobi Aldervireld, ka luajtur pa stemën e klubit në uniformën e tij.
Diçka e tillë është vënë re nga tifozët e klubit, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale për mungesën e stemës në bluzën e 29-vjeçarit belg. Totenhemi ka në anën e majtë të bluzës stemën e ekipit, por Aldervireld nuk e ka patur në ndeshjen përballë Liverpulit.
Shkaku nuk dihet akoma, ndërsa Totenhemi po përgatitet për ndeshjen e Champions. Anglezët do të vizitojnë Milanon për t’u përballuar me Interin e Spaletit, në një ndeshje tepër të vështirë për të dy ekipet.