Ideja e Juventusit: “tradhëtari” gradohet kapiten

Juventusi kthehet në fushë pas pauzës së Kombëtareve, ku do të luajë ndaj Sasuolos. Trajneri Alegri pritet të bëjë disa ndryshime krahasuar me ndeshjet e para përballë Kievos, Lacios dhe Parmës.

Rrotacion për të ruajtur gjendjen e lojtarëve për debutimin në Champions League ndaj Valencias. Zgjedhje e kuptueshme, me bardhezinjtë që duhet të menaxhojnë forcat, për dy javët e ngjeshura që i presin në këtë muaj shtator.

Diskutimi tashmë ka kaluar në çështjen se cili do të jetë kapiten në fushë. Kielini do të jetë pushim, Barxalji ka probleme fizike, ndërsa Dibala pritet të qëndrojë sërish në stol. Pa tre zgjedhjet e para, situata është komplekse.

Ndaj Sasuolos, te Juventusi kanë menduar t’ia japin shiritin Leonardo Bonuçit. “Tradhëtia” e mbrojtësit, që u largua te Milani dhe tani u rikthye, ende nuk është falur plotësisht nga tifozët. Mario Manxukiç është një tjetër alternativë për shiritin, apo pse jo Kristiano Ronaldo, që si kapiten mund të gjejë golin e parë me Juventusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online