Ishte mbyllur me kohë, por tashmë ka ardhur edhe njoftimi i Deportivo Alavesit: Xhani De Biazi është trajneri i ri i skuadrës së kampionatit spanjoll. “Deportivo Alaves punëson Xhani De Biazin si trajner të skuadrës së parë. Mirë se erdhe, mister, paç fat!”, shkruan klubi spanjoll në Twitter, ndërsa i ka bërë edhe një përmbledhje karrierës së ish-trajnerit kuqezi, duke veçuar arritjen historike me Shqipërinë, kualifikimin për në Europian në një grup ku bënin pjesë Portugalia, Serbia e Danimarka.
FICHAJE | El #Alavés incorpora a Gianni De Biasi para el banquillo albiazul ?? https://t.co/Jod46Uhv1E ¡Bienvenido, míster! #GoazenGlorioso pic.twitter.com/dGHgiaTfen
— Deportivo Alavés (@Alaves) September 22, 2017
Alaves luan nesër kundër Realit të Madridit dhe De Biazi do të jetë i pranishëm në stadium por jo në stol, pasi drejtimin do ta marrë prej së hënës. Më parë De Biazi ka drejtuar edhe Levanten në Spanjë.