Napoli mori një lajm të mirë me rikthimin e Gulam, por nuk ka shumë kohë për festë, pasi së fundmi është dëmtuar një tjetër lojtar i prapavijës. Vlad Kirikesh ka luajtur vetëm 30 minuta në ndeshjen që Rumania zhvilloi kundër Malit të Zi.
Mbrojtësi qendror mund të mungojë për një kohë të gjatë nëse do të konfirmohet dëmtimi i menduar në gju. Thuhet se ka pësuar një këputje të ligamentit, që do ta linte Kirikesh për rreth gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Gjithsesi pritet fjala e fundit e mjekëve. Të hënën mbrojtësi rumun do të jetë në “Villa Stuart” dhe do të bëjë një kontroll me profesor Marianin. Nëse ka këputje të ligamentit, atëherë mbrojtës do të kryejë operimin dhe më pas do të vijohet me fazën rikuperuese.