Skocia dilema për sulmin, Naismith gati të sfidojë Strakoshën

Kombëtarja jonë përballet ditën e hënë me Skocinë në Gllasgou. Ndeshja zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Nations League dhe djemtë e Panuçit do të tentojnë të hedhin një hap drejt kualifikimit mbas fitores kundër Izraelit.

Kundërshtari vjen nga humbja me katër gola përballë Belgjikës, ndërsa sulmuesi i Sëlltikut, Leig Grifits është në dyshim për ndeshjen kundër Shqipërisë dhe trajneri MekLeish do të vendosë të dielën për aktivizimin e tij. Nëse ai nuk ia del, Stiven Naismith është gati për ta zëvendësuar.

Ish-sulmuesi i Evertonit, i cili aktivizohet me ekipin e Hartsit në Skoci është gati për të shfrytëzuar shansin e tij kundër Shqipërisë. Ai shënoi një tripletë në ndeshjen e fituar përballë St.Mirren dhe 31-vjeçari ndihet në formë të mirë.

“Unë kam besuar që do të vinte momenti për të dhënë kontributin tim për kombëtaren. Jam rikthyer në skuadër dhe nuk më mbetet veçse të punoj fort në stërvitje dhe në ndeshje, për t’i treguar trajnerit që e meritoj postin tim.

Mendoj që bëra mirë përballë Belgjikës, një ndër ekipet më të mira në botë dhe kundër tyre duhet të jesh strategjik dhe të presësh momentin për t’i sulmuar, sepse kur bën gabime, ata të ndëshkojnë dhe kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Personalisht, jam i lumtur që luajta një pjesë loje dhe do të jap maksimumin tim për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për ta nisur mbarë kompeticionin e ri. Ti nuk e zgjedh dot momentin se kur luan, ose jo, por nëse Grifits nuk ia del, unë do të jem gati për të luajtur.

Ndihem mirë, kam bërë mirë kundër Kroacisë dhe shumë herë të tjera. Do të luaj kudo që vendos trajneri dhe kam një ndihem i sigurtë përpara portës. Sulmuesit përgjithësisht luajnë me besimin për të shënuar dhe kur ia del gjithçka bëhet më e thjeshtë. Shpresoj që të kem rastet e mia në ato minuta që do të aktivizohem. Kemi një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët do të luajnë me skuadra të mëdha në të ardhmen”, përfundon 31-vjeçari i sulmit skocez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online