Lioneli Mesi shokoi gjithë botën me intervistën e dhënë pas ndeshjes kundër Kilit, takim ky i vlefshëm për vendin e tretë të “Copa America”. “Pleshti” e cilësoi turneun si të korruptuar dhe akuzoi arbitrat, të cilët sipas tij kanë ndihmuar qëllimisht vendin organizator: Brazilin.
“CONMEBOL”, institucioni që qeveris futbollin amerikano-jugor u shpreh shumë i indinjuar me deklaratat e Mesit. Në një komunikatë për shtyp,“CONMEBOL” i cilësoi të papranueshme deklaratat e argjentinasit.
Në ditët në vazhdim pritet që të merret një vendim mbi pezullimin e “pleshtit”. Rregullorja e “CONMEBOL” është e qartë. Lojtarët ose zyrtarët që lëshojnë deklarata fyese ndaj integritetit të garës mund të dënohen deri në dy vite përjashtim nga eventet e “CONMEBOL”.
Mbetet për t’u parë se sa striktë do tregohen zyrtarët e konfederatës amerikano-jugore, megjithëse shumë ekspertë janë të mendimet se për një konflikt i hapur midis “CONMEBOL” dhe Mesit do sillte dëne të mëdha për të dy palët.