Akuzat për përdhunim, reagojnë avokatët e CR7: Dhunim i të drejtave, “Der Spiegel” në gjyq!

Gjermanja “Der Spiegel”, publikoi gjatë ditës së sotme një prononcim të Kethrin Majorga, e cila pretendon të jetë përdhunuar nga Kristiano Ronaldo. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas, por 34-vjeçarja pranoi akordin me futbollistin e famshëm. Majorga mori 375 mijë dollarë në këmbim të heshtjes, por ajo nuk ka rezistuar më dhe ka bërë publike episodin e ndodhur.

“Po kryenim marrëdhënie, kur fillova të mos ndihesha mirë. I kërkova që të ndalonte disa herë. Ai më dëgjoi, por nuk ndaloi.  Më pas mu ul në gjunjë duke më kërkuar falje dhe duke thënë se ishte hera e parë që nuk e kontrollonte dot veten”, denoncoi Majorga dhe avokati i saj tha se marrëveshja midis palëve nuk ka vlerë ligjore dhe se klientja e tij ka të drejtë të kërkojë drejtësinë në dyert e gjykatave.

Portugezi ka reaguar, duke mohuar këto akuza dhe avokatët e lojtarit kanë hedhur në gjyq revistën gjermane. “Lajmi është dukshëm ilegal”, shprehen përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos, ndërsa ky i fundit pretendon që të ketë kryer seks me dëshirën dhe aprovimin e vetë Majorgës.

Në deklaratën e bërë, avokatët e 33-vjeçarit pretendojnë që lajmi i revistës gjermane “dhunon të drejtat personale të lojtarit” dhe në një mënyrë “jashtëzakonisht serioze” do të hedhin revistën në gjyq. “Ky është dhunimi më i madh i të drejtave personale, që ka ndodhur në vitet e fundit”, theksojnë avokatët e futbollistit të Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online