Gjermanja “Der Spiegel”, publikoi gjatë ditës së sotme një prononcim të Kethrin Majorga, e cila pretendon të jetë përdhunuar nga Kristiano Ronaldo. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas, por 34-vjeçarja pranoi akordin me futbollistin e famshëm. Majorga mori 375 mijë dollarë në këmbim të heshtjes, por ajo nuk ka rezistuar më dhe ka bërë publike episodin e ndodhur.
“Po kryenim marrëdhënie, kur fillova të mos ndihesha mirë. I kërkova që të ndalonte disa herë. Ai më dëgjoi, por nuk ndaloi. Më pas mu ul në gjunjë duke më kërkuar falje dhe duke thënë se ishte hera e parë që nuk e kontrollonte dot veten”, denoncoi Majorga dhe avokati i saj tha se marrëveshja midis palëve nuk ka vlerë ligjore dhe se klientja e tij ka të drejtë të kërkojë drejtësinë në dyert e gjykatave.
Portugezi ka reaguar, duke mohuar këto akuza dhe avokatët e lojtarit kanë hedhur në gjyq revistën gjermane. “Lajmi është dukshëm ilegal”, shprehen përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos, ndërsa ky i fundit pretendon që të ketë kryer seks me dëshirën dhe aprovimin e vetë Majorgës.
Në deklaratën e bërë, avokatët e 33-vjeçarit pretendojnë që lajmi i revistës gjermane “dhunon të drejtat personale të lojtarit” dhe në një mënyrë “jashtëzakonisht serioze” do të hedhin revistën në gjyq. “Ky është dhunimi më i madh i të drejtave personale, që ka ndodhur në vitet e fundit”, theksojnë avokatët e futbollistit të Juventusit.
Kathryn Mayorga traf Cristiano #Ronaldo in einem Club in Las Vegas. In der Nacht, sagt sie, habe er sie vergewaltigt. Der Fußball-Superstar kaufte ihr Schweigen. Hier erzählt sie ihre Geschichte. https://t.co/jDCvoC3enq
— SPIEGEL ONLINE (@SPIEGELONLINE) September 28, 2018