Zhoze Murinjo është paraqitur sot në Gjykatën e Madridit dhe ka arritur akordin për t’i shpëtuar burgut. Portugezi akuzohet për mosdeklarim të fitimeve nga e drejta e imazhit gjatë viteve 2011 dhe 2012, atëherë kur ishte në stolin e Realit të Madridit.
Portugezi do t’i shpëtojë shkuarjes në qeli, falë një ligji spanjoll që u mundëson të dënuarve faljen e dënimit të parë, nëse vendimi i trupës gjykuese u jep atyre një dënim që nuk e kalon periudhën prej 24 muajsh.
Në total, shuma e dëmit të shkaktuar ndaj shtetit spanjoll shkon në 3.3 milionë euro. Portugezi pagoi 460 mijë euro në verë dhe ka për t’i paguar shteti spanjoll dhe 2.8 milionë euro të tjera në formë gjobash.