Lansinet Sidibe ka gjetur ekipin e ri dhe do të mbetet në Kategorinë Superiore. Mesfushori ishte kthyer te Besëlidhja pas huazimit te Flamurtari sezonin e shkuar. Lojtari nga Guinea u kërkua nga disa klube të elitës së futbollit shqiptar.
Paraqitjet me vlonjatët ishin mjaft të mira dhe për Sidibe ka pasur disa opsione për t’u transferuar jashtë vendit, konkretisht në Austri dhe Portugali. Gjithsesi ka qenë Teuta, klubi që e ka bindur.
Sipas Supersport, durrsakët kanë arritur akordin për afrimin e mesfushorit të Besëlidhjes dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Më parë nga lezhjanët ata kanë afruar mbrojtësin Edison Ndreca dhe sulmuesin Seku Kamara.
Nuk dihet nëse Teuta do blejë kartonin, apo sërish huazim, por bën përshtypje fakti qe Flamurtari hoqi dorë kaa lehtë prej një lojtari mjaft të talentuar, te aftë të bëjë edhe qendërmbrojtësin. Në Vlorë preferuan Idriz Bathën, lojtar me shumë eksperiencë ndërkohë që edhe Useini shkelqeu sezonin e shkuar.