Drejtori sportiv Monçi pranoi ofertën nga Londra: 33 milionë euro dhe 5 bonus. Tashmë, verdhekuqtë duhet të gjejnë zëvendësuesin
Ai, Toni Rydiger, i impenjuar me Gjermaninë në Kupën e Konfederatave (finalja më 2 korrik kundër Kilit), në rrjetet sociale qesh: tallet me De Rosin dhe Paredesin për disa foto, thotë që 5 futbollistët më të fortë të të gjitha kohërave janë Ozil, Toti, Maradona, Mesi dhe sigurisht Mario Rui, por ndërkohë Roma dhe Çelsi kishin nisur duke folur seriozisht për shitjen e tij, aq sa mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe akordi “blitz” mes palëve.
Monçi, më 14 qershor, kishte thënë që mbrojtësi do të kishte qëndruar, sepse në atë moment per gjermanin nuk kishte oferta. Por, gjendja ndryshoi sa hap e mbyll sytë. Duke përfituar nga ndalesa e tratativës Manolas-Zenit (futbollisti është në Greqi për lindjen e djalit), Çelsi rinisi kontaktet për Rydiger, me disa telefonata. Roma kërkoi 40 milionë euro, por u mbyll me 33 milionë plus 5 milionë euro bonuse.