Sasuolo fiton garën me të mëdhenjtë e Serisë A dhe merr shqiptarin Ahmetaj

Alesandro Ahmetaj është një ndër shqiptarët më të talentuar në qarkullim dhe duket se do të ketë një karrierë të madhe përpara.

Jo rastësisht, mesfushori i ditëlindjes 2000 është pjesë e kombëtares italiane U-17 dhe prej kohësh kërkohet me ngulm nga shumë klube.

Ditët e fundit Interi e Juventusi, por edhe Xhenoa, kanë tentuar në çdo mënyrë t’ia rrëmbejnë Çezenës, por në fund garën e ka fituar Sasuolo.

Me sa duket, oferta e Sasuolos ka qenë shumë më e mirë se ajo e gjigantëve të futbollit italian, sepse edhe vetë Ahmetaj ka zgjedhur Sasuolon.

Kam shumë gjëra për të thënë, por nuk ka fjalë më të bukur se thjesht faleminderit për Çezenën, që ka besuar tek unë, më ka rritur si person dhe si futbollist. Kam kaluar 7 vite e gjysmë te Çezena dhe tashmë me keqardhje duhet të ndahem nga shtëpia ime e dytë. Largohem me lot në sy, duke kujtuar emocionet e paharrueshme që kam përjetuar këtu, që fëmijë. FALEMINDERIT, do të mbeteni gjithmonë në zemrën time. Tani nis aventura ime e re me Sasuolon”, shkruan Ahmetaj në rrjetet sociale.

Tante sono le cose che vorrei dire, ma non c’è più bella parola che saper dire grazie, grazie a questa società @cesenacalcio che ha creduto in me e mi ha fatto crescere sia come persona che come giocatore. Dopo aver trascorso 7 anni e mezzo, oggi 30/06/2017 a malincuore saluto e ringrazio tutto il Cesena Calcio, diventata per me una seconda casa. Non riesco a ringraziarvi tutto uno ad uno, ma sarebbe la cosa che vorrei fare di più… cosa non dirvi che grazie di cuore a tutti, ho trascorso con voi emozioni indimenticabili fin da bambino. Me ne vado oggi con le lacrime agli occhi con un “ARRIVEDERCI”. Rimarrete sempre nel mio cuore.?? Inizia così la mia nuova avventura con il Sassuolo calcio.??

A post shared by ??lessand®?? ??hmetaj ??/?? (@alessandroahmetaj) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online