Ake rrëfen makthin te Çelsi: Po shkonte gjithçka vaj, por më shkatërroi… Murinjo!

Nathan Ake është një nga pikat më të forta të Burnemuthit dhe është pjesë e kombëtares holandeze. Mbrojtësi la Fejnordin për t’u transferuar te Çelsi në moshën 16-vjeçare. Një vit më vonë, saktësisht me 26 dhjetor të vitit 2012, ai debutoi në Premier Ligë në ndeshjen kundër Noruiçit.

Rafa Benitez e kishte me sy të mirë talentin e ri, por spanjolli u largua në fund të sezonit. Në vend të tij erdhi Zhoze Murinjo dhe aty nisën problemet për Aken. Portugezi e kaloi menjëherë në ekipin e dytë. Më pas disa huazime rresht dhe vetëm 7 ndeshje të zhvilluara me Çelsin në tre sezonet që Murinjo qëndroi në “Stamford Bridge”.

Mbrojtësi u shkatërrua dhe ishte pranë depresionit, por Burnemuthi vendosi të investonte 20 milionë euro në vitin 2017. 24-vjeçari ka kujtuar periudhën e vështirë në prononcimin e dhënë për “Daily Telegraph”, duke sulmuar ashpër trajnerin portugez.

Mbërrita tek ekipi i parë i Çelsit dhe fillova të luaj me Benitezin. Sezonin e ardhshëm Rafa u largua dhe mendova se ishte momenti im, por erdhi Murinjo. Unë përfundova me ekipin e dytë dhe nuk stërvitesha më me ekipin e parë. Ishte një nga gjërat më të vështira për t’u pranuar nga ana psikologjike: isha totalisht i shkatërruar. Para se të vinte Murinjo, gjithçka po më shkonte mirë. Kisha luajtur disa ndeshje dhe isha shpallur lojtari i ri më i mirë i vitit, por përfundova të luaja me rezervat”, përfundon futbollisti holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online